MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė gjynah tė falem duke qajtur apo duke lexuar mus’haf? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 21 mars 2008
Pyetje:
A është gjynah të falem duke qajtur apo duke lexuar mus’haf?

Përgjigje:
Të qajtit në namaz nuk e prish namazin nëse është vaj pa zë. Disa dijetarë bëjnë dallimin  në bazë të motivit. Ata thonë se nëse vaji vjen nga frikrespekti dhe ndikimi i ajeteve që lexohen, kjo bile është gjë e mirë, e nëse është nga ndonjë mërzi e jashtme dhe i kujtohet gjatë namazit sa i rrjedhin lotët, kjo e prish namazin. Por, mendimi më i saktë është se vaji pa zë nuk e prish namazin, pa marrë parasysh motivin.

Leximi nga mus’hafi në namaz, pjesët e Kur’anit që nuk i di përmendësh, lejohet në namazet nafile (vullnetare), kurse nuk lejohet në namazet farze. Ky mendim duket të jetë më i mbështeturi me argumente.
Allahu e di më së miri!


                                                              Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.