MЁNYRA E ABDESIT

 
E kam dashur dikė me shpirt por familja ime mė ka martuar pėr njė tjetėr...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 21 mars 2008
 

Pyetje:
A kam bërë gjynah që kam dalë me një djalë që e kam dashur me shpirt por 
familja ime më ka martuar për një tjetër që unë nuk e njoh dhe nuk e dua.
A kam bërë unë gjynah apo familja ime?


Përgjigje:
Motër e nderuar!
Çdo femër myslimane adoleshente, duhet ta ketë parasysh se për martesën e saj do të vendosë ajo në koordinim me familjen. Kështu janë dispozitat e Sheriatit. Pra, martesa e femrës beqare është jolegjitime, nëse ajo ndodh pa pajtimin e familjes respektivisht prindit apo kujdestarit. Kjo nuk nënkupton se femra beqare nuk gëzon të drejtën për të vendosur për fatin e vet në përzgjedhjen e bashkëshortit të saj. Andaj, edhe prindi nuk lejohet ta martojë vajzën e tij për ndonjë person, që vajza nuk e do.

Kur kihet parasysh kjo normativë islame në lidhje me martesën e vajzës, femra përveç se bën mëkat, kur njihet me ndonjë djalë pa lejen e prindit, ajo i vështirëson vetvetes procedurën e mëtutjeshme, duke e ditur se ajo nuk mund të vendosë për vetveten pa e marrë edhe pëlqimin e prindit. Andaj, sigurisht se keni bërë mëkat paraprakisht, kur keni dalë me një djalë, për të cilin nuk keni konsultuar prindin me kohë. Dëmet janë se ju keni lidhur zemrën për një djalë, të cilin nuk e keni pasur të sigurt se do të martoheni për të. Në këtë mënyrë ju keni vënë në rrezik jetën dhe marrëdhëniet tua me prindin, pastaj edhe emocionet e tua.

Në esencë, e përsëris, se edhe prindi nuk është dashur t’ju detyrojë për martesë me atë që nuk keni qenë e pajtimit edhe ju.

Urtësia e kushtëzimit që prindi të jetë i pajtuar me pranimin e ofertës për martesën e vajzës së tij beqare, e jo edhe asaj të vejë, është që emocioni adoleshent i femrës bijë të mos mbizotërojë mbi arsyen e martesës së saj, për të cilën vetëm prindi dashamirës di të mendojë në interes të bijës së tij për të ardhmen e saj të ndritshme, duke hulumtuar për të një bashkëshort të pjekur, të suksesshëm, të zotin e vetvetes, etj., duke mos u mashtruar në pamjen e tij të jashtme dhe në aspektet e tjera aventuriere të përkohshme.

Në rastin tuaj, edhe ti e edhe prindi nuk e keni respektuar procedurën e martesës. Por cili keni gjynah, kjo varet se cili e keni pasur arsyen më të fuqishme sipas parimeve të Sheriatit. Nëse prindi të ka penguar të martoheni për djalin që ju e njohët paraprakisht për arsye se nuk ishte i arsyeshëm fetarisht, atëherë mbi ju bie mëkati i dyfishtë. E nëse prindi ka vendosur ashtu në mënyrë irracionale, atëherë ai e mban mëkatin e njëfishtë, kurse ju vetëm gabimin pse jeni njoftuar pa lejen e prindit, gjë për të cilën duhet të pendoheni.

Tani motër e nderuar, ju këshilloj që ta harmonizoni jetën tuaj me këtë burrë që keni dhe të ushqeni për të simpati. Dijeni se edhe dashuria për të parin nuk ishte e lindur në ju, por atë ju e kultivuat me kalimin e kohës madje pa e pasur asgjë. Ndërsa personi, me të cilin jeni martuar e keni burrë dhe duhet të investoni shumë në vetveten tuaj që ta doni. Binduni se një gjë e tillë është e mundshme. Kjo mënyrë do t’u sillte mirëqenie me bashkëshortin, familjen e tij, por edhe me prindin dhe familjen tuaj. Në të kundërtën, do t'ju keqësohet jeta. E gjithë kjo nëse burri juaj është fetar i mirë dhe më i afërt te Allahu.
Allahu e di më së miri!


                                                           Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.