MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė fal, o Zoti im! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Umu Anisa   
e enjte. 20 mars 2008
O Zoti im, më fal
Për atë që e kam punuar
Më fal për çdo gabim
Që e kam vepruar. 

Jam krijesë e thjeshtë
Shumë mund të gaboj
pa menduar fare
se ku do të shkoj.

Vdekja po troket
zgjohu o njeri,
zgjohu nga gjumi
mos rri në huti.

Në shtëpinë e varrit
si ke me kaluar
zgjohu o i mjerë
ende sa s’je shkatërruar.

Vrapo, vrapo
mos rri në huti
ngutu në pendim
ku do të gjesh shpëtim.

Pendimi po thërret
shpejto o njeri,
eja në shpëtim
ku do të gjesh qetësinë. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.