MЁNYRA E ABDESIT

 
Ajo e trajton familjen e tij me dashamirėsi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 20 mars 2008
 Një nga mënyrat me të cilat femra muslimane tregon respekt kundrejt bashkëshortit të saj është të respektuarit e familjes së tij, e veçanërisht nënës së tij.Ajo e kupton se personi që ajo ka më shumë të drejta ndaj tij është bashkëshorti i saj, ndërsa burri ka më së shumti të drejta ndaj nënës së tij. Ajo i ndihmon atij për ta respektuar nënën e tij e edhe ajo vetvetiu i ndihmon asaj, vjehrrës, dhe e respekton gjithashtu. Në këtë mënyrë ajo do të pëlqehet më shumë nga bashkëshorti i saj. Një mashkull të mirëfilltë, asgjë nuk mund ta kënaqë më shumë sesa të shohë mirëkuptim reciprok mes bashkëshortes dhe familjes së tij dhe anasjelltas... 

Gruaja mund të testohet nga vjehrra e saj apo edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes së bashkëshortit të saj, e ajo obligohet që t’i përmbahet këtij “testi” dhe t’i trajtojë familjarët e bashkëshortit në mënyrën më të mirë, e ky durim kërkon mençuri, njerëzi, diplomaci dhe aftësi që e keqja të kthehet me të mirë, e kjo padyshim është aftësi e mirë. Në këtë mënyrë ajo do ta ruajë balancën e raporteve mes: asaj me atë dhe asaj me familjen e tij. 


Islami e ka rregulluar lidhjen bashkëshortore duke ia dhënë detyrat dhe të drejtat secilit bashkëshort veçmas. Detyrat e gruas për t’u përkujdesur dhe për ta nderuar bashkëshortin e vet janë të balancuara me të drejtat që bashkëshorti i ka për të, e prej tyre do të ishin: ai duhet t’ia mbrojë nderin dhe dinjitetin e saj nga të gjitha llojet e përqeshjes, poshtërimit apo tiranisë. 


Njëra prej detyrave të muslimanit ndaj bashkëshortes së tij është që ta plotësojë rolin e tij - “
kawamit” (të qenit mbajtës financiar dhe mbrojtës i saj). Ky është një rol i cili duhet të përmbushet nga kryefamiljari i suksesshëm. Një mashkull i llojit të këtillë ka fisnikëri, qëndrim të lavdëruar, tolerancë dhe nuk është përcjellës i gabimeve të vogla. Ai i respekton ndjenjat e bashkëshortes së vet dhe e bën atë të ndjehet se edhe ai ka përgjegjësi në punët mirëmbajtëse shtëpiake.

     
AJO E BËN VETEN TË DASHUR NDAJ BASHKËSHORTIT TË SAJ

Gruaja e vërtetë muslimane gjithmonë dëshiron dhe tenton ta fitojë dashurinë e bashkëshortit të saj dhe ta kënaqë atë. Ajo i flet atij fjalë të sjellshme dhe jo fjalë mërzitëse. Ajo i sjell atij lajme të mira, ndërsa lajmet e këqija mundohet t’i fshehë sa më shumë që mundet, apo ia tregon në atë kohë që është më e përshtatshme për të. Nëse ajo e vëren se lajmin e keq duhet patjetër t’ia tregojë bashkëshortit, atëherë ajo e gjen kohën më të duhur për ta bërë atë. Kështu “goditja” do të ishte më e lehtë për bashkëshortin e saj. Kjo me të vërtetë është një aftësi e mirë dhe njëkohësisht e rrallë, sepse gjendet vetëm tek femrat e mençura.

Shembull i këtillë prej femrave muslimane ishte Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me veprën e saj, e cila iu afrua të Dërguarit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, atëbotë kur ai u pat larguar prej tyre për një muaj. I Dërguari pati thënë: “Nuk do t’iu afrohem atyre për një muaj!” Kur kaluan 29 ditë, ai së pari erdhi te Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me veprën e saj. Ajo i tha: “U betove se do të qëndrosh për një muaj larg nesh dhe vetëm 29 ditë kanë kaluar, i kam numëruar një nga një.”

“Ky muaj i ka pasur 29 ditë.” – u përgjigj i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. [Fet-hul Bari, 5/116]

Kur Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me veprën e saj, i tregoi të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se i kishte numëruar 29 ditët, kjo ishte një shenjë e pastër, që e shfaqte dashurinë e vet kundrejt bashkëshortit të saj se si ajo e kishte numëruar kohën nga malli që e kishte pasur për të. Kjo që e tha Aishja, i të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e gëzoi edhe më shumë, kështu që kur iu kthye jetës me bashkëshortet e tij, filloi së pari me Aishën.

Gruaja muslimane e vërtetë, i njeh dhe i heton pëlqimet dhe shprehitë e bashkëshortit të saj dhe mundohet që atyre principeve t’u qëndrojë si duhet, me qëllim që martesa e tyre të mos shkatërrohet. Është rrëfyer se Shurejhi ishte martuar me një femër nga fisi Benu Handhale. Në natën e tyre të martesës, secili prej tyre i falën nga dy rekate dhe e lutën Allahun që t’i bekojë ata. Pastaj ajo iu kthye Shurejhut dhe i tha: “Unë jam e huaj dhe nuk di shumë për ty.  Më trego se çka pëlqen, kështu që do ta bëj atë dhe tregomë se çka nuk pëlqen dhe do të shmangem nga ajo.” Shurejhi ka thënë: “Ajo ka qëndruar me mua për 20 vite dhe asnjëherë nuk më është dashur ta qortoj, përveç se në një rast e edhe në atë rast unë isha gabim.”

Kjo është gruaja plot respekt ashtu siç e do Islami, e përgjegjshme për shtëpinë e tij, besnike ndaj bashkëshortit të saj dhe gjithmonë e kujdesshme për ta mbajtur në këmbë lidhjen me bashkëshortin e saj. Nëse diçka e çrregullon martesën e tyre, ajo nxiton ta qetësojë situatën me mirëkuptimin dhe dashurinë e saj të sinqertë. Ajo nuk e dëgjon pëshpëritjen e djallit, qoftë i mallkuar, i cili e nxit të bëjë keq dhe ajo asnjëherë nuk nxiton të kërkojë shkurorëzim nga bashkëshorti i saj. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u dha vërejtje atyre grave që kërkojnë shkurorëzim pa ndonjë arsye legjitime se mund të mos e ndjejnë aromën e Parajsës: “Nëse ndonjë grua i kërkon shkurorëzim bashkëshortit të saj pa ndonjë arsye të fortë, nuk do ta ndiejë aromën e Parajsës.” [Tirmidhiu, 2/329] 

                                                       
                                              Përktheu dhe përshtati: Arsim Jonuzi 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.