MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēka duhet tė dini gjatė shtatzėnisė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Qehaja   
e mėrkurė. 19 mars 2008
 Fëmijët janë pasuria jonë. Janë dhurata më e çmuar nga All-llahu subhenehu ve teala, andaj që të kemi fëmijë të shëndoshë ne duhet të kemi një trup të shëndoshë që foshnjës e cila rritet në trupin tonë t’i ofrojmë kushte të mira për zhvillim.
 
 

Gjatë nëntë muajve të shtatzënisë ju dhe trupi juaj do të kaloni nëpër disa faza dhe ndryshime. Shtatzënia është një ngjarje normale në jetën tuaj prandaj ajo mund te rrjedhë shumë mirë nëse ju kujdeseni mirë për veten tuaj duke iu nënshtruar kontrollave të rregullta tek gjinekologja dhe mamia.


Me duket se jam shtatzënë, por nuk jam e sigurt?

Nëse dëshironi ta vërtetoni se a jeni shtatzënë, ju mund ta zbuloni këtë me anë të testit për shtatzëni. Ekziston testi i urinës si dhe testi i gjakut i cili bazohet në ndryshimet e sasisë së hormoneve në trupin e femrës.

Cilat janë shenjat e shtatzënisë?

Shenjat e shtatzënisë janë të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Ju mund të mos keni fare, disa prej tyre apo të gjitha shenjat e shtatzënisë. Disa nga shenjat e shtatzënisë janë:
1) Ndërprerja e menstruacioneve
apo gjakderdhje të vogla në kohën e ciklit menstrual
2) Mundimi dhe vjellja
3) Gjinjtë bëhen të fortë, të ënjtur dhe të ndjeshëm
4) Dobësimi i organizmit (ligështimi)
5) Ndryshimi në oreks
6) Urinimi i shpeshtë.
KUJDES: Disa nga këto shenja mund të jenë edhe pasojë e ndonjë sëmundjeje apo ndonjë ndryshimi tjetër në organizëm. Nëse jeni të sigurt për shtatzëni gjithçka është në rregull, e nëse jo, atëherë vizitoni mjeken tuaj për ekzaminime të mëtejshme.

Çka duhet të bëjmë për një shtatzëni të sigurt dhe të shëndoshë?

Kujdesi shëndetësor gjatë shtatzënisë, prej momentit kur e kupton se je shtatzënë e deri në lindje, është shumë i rëndësishëm. Ky të mundëson që të kesh shëndet të mirë për veten dhe në të njëjtën kohë edhe për foshnjën të cilën do ta sjellësh në jetë. Që t’i arrini këto ju duhet ta dini se:
Shtatzënia normalisht zgjat 40 javë,
*tremujori i parë zgjat 12 javë
*tremujori i dytë zgjat 15 javë dhe
*tremujori i tretë zgjat 13 javë.

Kontrollat te mjekja janë shumë të rëndësishme

Kontrollat duhet të bëhen një herë në muaj deri në muajin e tetë, çdo dy javë në muajin e tetë dhe çdo javë në muajin e nëntë.
Gjatë kontrollave të rregullta mjekësore femra duhet t’iu nënshtrohet këtyre ekzaminimeve:
- ekzaminimi gjinekologjik, ku përcaktohet madhësia e mitrës dhe rritja normale e frytit
- pasqyra e gjakut
- përcaktimi i grupit të gjakut dhe Rh - faktorit
- shtypja e gjakut
- analiza e urinës (për proteina, glukozë, baterie, etj.që mund të jenë pasojë e diabetit, preklamsisë apo ndonjë sëmundjeje tjetër) dhe
- testin e pastërtisë (për ndonjë infeksion të mundshëm).
Nëse nuk keni mundësi ta vizitoni mjeken çdo muaj atëherë mundohuni që ta vizitoni atë së paku katër herë gjatë shtatzënisë suaj edhe atë sipas këtij kalendari:Në tremujorin e parë – një vizitë mjekësore
Në tremujorin e dytë–një vizitë në muajin e pestë dhe
Në tremujorin e tretë –një vizitë në muajin e shtatë dhe një në muajin e nëntë.


Gjatë shtatzënisë ju mund të keni edhe këto ankesa shëndetësore:

* Lodhje
* Vjellje dhe mundim
* Urinim të shpeshtë
* Kapsllëk
* Zgjerim të venave të këmbëve
* Vështirësi në frymëmarrje
* Lodhje dhe pagjumësi
* Hemoroide
* Kruarje
* Ngërçe në këmbë dhe në shputa si dhe
* Gjakderdhje të vogla nga hunda dhe nga vagina
.

Çka duhet të keni kujdes gjatë shtatzënisë?

Shtimi në peshë prej 11 kilogramëve është normal gjatë shtatzënisë. Ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Gruaja shtatzënë duhet të hajë ushqim të begatshëm me përbërje ushqyese të nevojshme si dhe me kalori të mjaftueshme në mënyrë që t’i plotësojë nevojat e veta dhe të frytit që është duke u zhvilluar në të. Nuk duhet që të hani për dy persona pasi foshnjës suaj i mjafton ushqimi juaj nëse ju e merrni atë me sasi të mjaftueshme. Ushqimi i begatshëm me materie ushqyese ju mundëson zhvillim normal të foshnjës suaj, nënës i ndihmon që të mos bie në anemi gjatë shtatzënisë, mbron nga infeksionet dhe ndihmon gjatë aktit të lindjes.
Ushqimi bazë për gratë shtatzëna duhet të jetë: mishi, qumështi dhe prodhimet e tij, vezët, pemët dhe perimet, ndërsa në masë të kufizuar mund të merren edhe sheqernat, yndyrat dhe brumërat. Mundohuni që ushqimi juaj të përmbajë hekur dhe acid folik, lëndë këto të rëndësishme për ju dhe foshnjën tuaj (ushqimet e pasura me hekur dhe acid folik janë: mishi, perimet e gjelbërta, si: bizelja,  spinaqi, mandej karrota, të kuqtë e vezës, portokalli, lakra, etj. Marrja e lëngjeve është po ashtu shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë. Mundohuni që të pini sa më shumë lëngje gjatë ditës (së paku 2 litra gjatë ditës).

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.