MЁNYRA E ABDESIT

 
A ka rol tė rėndėsishėm e parėsor shkolla? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e enjte. 13 mars 2008

      

Pa dyshim, s hkolla ka rolin e saj të padiskutueshëm dhe parësor në ndryshimin e gjendjeve dhe përsosjen e realitetit ku jetojmë. Shkolla është forca e arsimit dhe e kulturës e cila shpërndan mjegullën dhe errësirën, prapambetjen dhe injorancën, që i  kundërvihet së keqes dhe ligësisë madje mund të mbrojë të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna dhe arbitrariteti. Duke u ndodhur përballë të gjitha këtyre vështirësive, për ta ngritur edhe më shumë vlerën e punës së saj, shkolla duhet të përdorë edhe hapin më preventiv të kohës dhe nevojës së domosdoshme, atë të vënies në praktikë të një ore në javë mësim-besim. Kjo për faktin e njohur se është forcë për të qenë fituese mbi sfidat, dukuritë negative, për të ndikuar në shoqëri dhe të ndërhyjë bashkërisht që t’i shpëtojë fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë nga e keqja.

Mandej, lehtë edhe mund të vihet në veprimet humanitare dhe të ngrejë fort zërin e t’i mbrojë pandërprerë të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve adoleshentë.

Faktet tregojnë se ka plot shembuj konkretë nga veprimtaria e suksesshme si nga edukatorët, mësuesit po edhe teologët (muslimanë), të cilët dinë të punojnë me përkushtim me fëmijët dhe të rinjtë adoleshentë, madje që dinë të futen shumë lehtë dhe natyrshëm në botën e tyre të brendshme, që dinë t’i tërheqin ata në rrugën e dijes,  të njohurive dhe arritjeve shkencore e sociale, që t’i japin kuptim jetës si dhe t’i  motivojnë  që t’i vënë në lëvizje energjitë e brendshme të tyre, që këto energji të mos harxhohen kot, por të drejtohen në fushat e begatshme të humanizmit njerëzor, që jeta për ta të bëhet më e mirë, me kuptim dhe më e lumtur. Ta kuptojnë qëllimin e ardhjes në të dhe të dinë sesi të menaxhojnë jetën e tyre.

Duke bërë përjashtime nga e përgjithshmja, ka plot nxënës dhe të rinj adoleshentë të përparuar në ide, vizione, synime, mendime dhe veprime, të cilët janë dhe mund të bëhen edhe më tej shembull për të tjerët. Pastaj, ka me qindra nxënës dhe adoleshentë  të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në çështje humanitare të llojeve të ndryshme. Ata janë të gatshëm në luftën kundër veseve të liga, kundër drogës, pirjes  së alkoolit dhe duhanit dhe këtë e bartin si edukatë të kultivuar nga familjet e tyre. Pastaj, me qindra të rinj janë në konkurse të diturisë të cilët vijnë me talentin e vet dhe me dëshira të pastra në fushën e dijes dhe të qytetërimit. Andaj, a nuk duhet t’i ruajmë këta filiza të shoqërisë që janë e ardhmja jonë?

Pjesa e II

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.