MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė mė sevap tė shkojė nė haxh me tė hollat e fėmijės apo me tė hollat e mia? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 08 mars 2008
Pyetje:
Eselamu alejkum
E kam një pyetje për ju: a është më sevap për myslimanin të shkojë në
haxh me të hollat e fëmijës apo të shkojë me të hollat e veta dhe sa 
është e saktë thënia se me këtë veprim fshihen të gjitha mëkatet ndaj
prindërve. M’a bëni hallall!

Përgjigje:
We alejkumus selam!
Jo, assesi nuk është më sevap që obligimin e haxhillëkut myslimani ta
kryejë me mjete të fëmijës së tij sesa me të vetat, edhe pse lejohet,
që në mungesë të mjeteve të veta t’i pranojë ato prej fëmijës së tij për
ta arritur këtë qëllim. Ndërsa, nuk qëndron thënia se nëse ia mundëson prindit shkuarjen në haxhillëk, kryhen të gjitha obligimet ndaj tij.

Allahu e di më së miri!


                                                                      Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.