A ėshtė mė mirė tė pres kurban pėr djalin apo t'ia jap tė hollat ndonjė tė varfėri? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 07 mars 2008 |
Pyetje: Kam një pyetje, nëse ka mundësi të m’a shpjegoni: kam dëshirë të pres një kurban për djalin dhe desha ta di se a është më mirë të prej kurban apo t’ia jap të hollat një të varfëri. Nëse ështëmë mirë të holla, sa duhet? Ju faleminderit!
Përgjigje: Nëse ju ka lindur djalë, qoftë edhe më herët dhe është i gjallë, më mirë është që të therni për të dy dele dhe kjo është më me prioritet, në shenjë falënderimi ndaj Allahut. I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo i porsalindur është i lidhur peng, derisa t’i bëhet akika (t’i theret delja), të qethet dhe të emërtohet”. (Transmetojnë: Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibni Maxhe dhe Ahmedi) Andaj, më mirë është ajo që e quani të theret kurban. Mishin mund t’ua shpërndani njerëzve sikur që mund t’i thirrni në gosti. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |