MЁNYRA E ABDESIT

 
Femra me tė cilėn ėshtė e ndaluar martesa PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e mėrkurė. 05 mars 2008
  
Burri musliman nuk mund ta martojë femrën, e cila i takon njërës prej këtyre kategorive:


 
- gruaja e babait, qoftë e shkurorëzuar apo e ve, - nëna (duke përfshirë gjyshet në të dyja anët), - vajza (duke përfshirë edhe mbesat nga djali ose vajza), - motra (duke përfshirë motrat nga nëna dhe babai dhe motrat nga njëri prej tyre),- tezja dhe halla (duke përfshirë tezet dhe hallat e babait dhe të nënës), - vajza e vëllait (mbesa e tij) dhe - vajza e motrës.

Martesa e ndaluar për shkak të gjidhënies

- Nëna nga gjidhënia. Muslimani nuk mund të martohet me gruan, e cila i ka dhënë gji atij gjatë foshnjërisë, edhe nëse ka qenë vetëm një herë. Megjithëse disa dijetarë mendojnë se kushti, që gruaja të jetë e ndaluar është t’i japë gji atij pesë ose madje shtatë herë.
- Motra nga gjidhënia. Sikur gruaja që bëhet nëna e fëmijës nga merita e gjidhënies, gjithashtu edhe vajzat e saj, që kanë thithur prej saj bëhen motrat e tij.Tirmidhiu transmeton prej të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se ka thënë:
Çka është e ndaluar për shkak të afërsisë së gjakut është e ndaluar për shkak të gjidhënies.”  Kështu, martesa me motrat nga gjiri është e ndaluar.

Ndalesa për shkak të afërsisë
Këto janë si vijojnë:
- Njerka - gruaja e babait, qoftë edhe vetëm nëse janë kurorëzuar.
- Vjehrra: Martesa me vjehrrën është e ndaluar prej kohës kur burri marton gruan (vajzën e saj), patën ose jo marrëdhënie seksuale. Vet akti i martesës i jep vjehrrës statusin e njëjtë si të nënës.
- Vajza e gruas. Burri nuk mund ta martojë vajzën e gruas së tij nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale me nënën e saj (gruan e tij).
E nëse burri e shkurorëzon gruan e tij para se të ketë marrëdhënie seksuale, ai mund ta martojë vajzën e gruas së tij.
- Nusja e djalit – reja. Kjo grua është gruaja e djalit të vërtetë, jo e djalit të adoptuar.

 Ndalesat e përkohshme 
- Motrat si dhe mbesa me tezet apo hallat si ortake (në një kurorë). Islami ndalon marrjen e dy motrave si ortake (në një kurorë) dhe e ndalon të jesh i martuar në të njëjtën kohë me gruan dhe tezen ose hallën e saj nga nëna ose nga babai.
- Gruaja e martuar. Gruaja mund të martohet vetëm me një burrë në një kohë. Ajo mund të martohet me një burrë tjetër vetëm nëse burri i saj ka vdekur ose nëse ajo është shkurorëzuar ose nëse ajo ka plotësuar Idetin (kohën e pritjes pas martesës).
- Femrat idhujtare derisa të bëhen muslimane. Muslimani nuk mund ta martojë gruan, e cila praktikon idhujtarinë (i shoqëron shokë Zotit në Hyjninë dhe Sundimin e Tij).

- Ndalimi i martesës së gruas muslimane me burrë jomusliman. Gruaja muslimane nuk mund të martohet me burrin jomusliman, pa marrë parasysh a i takon njerëzve të librit apo jo.


Më poshtë po paraqesim listën e femrave që janë të ndaluara për martesë:

                                 FEMRAT E NDALUARA PËR MARTESË


1. NDALESAT E PËRHERSHME

a. NGA AFËRSIA E GJAKUT:
- nëna, nëna e nënës, nëna e babës
- vajza, vajza e djalit, vajza e vajzës
- motra, motra prej nënës, motra prej babës
- vajza e vëllait, vajza e vëllait prej babës, vajza e vëllait prej nënës
- vajza e motrës, vajza e motrës prej nënës, vajza e motrës prej babës
- halla, halla e nënës, halla e babës
- tezja, tezja e nënës, tezja e babës.

b. NGA MIQËSIA
- gruaja e babës
- gruaja e djalit
- nëna e gruas (ndalesa e tyre vjen në shprehje posa të bëhet kurora me të)
- vajza e gruas (pasi të ketë marrëdhënie me nënën e saj)

c. NGA QUMËSHTI
- nëna nga qumështi, nëna e nënës, nëna e babës
- motra nga qumështi
- vajza e vëllait nga qumështi
- vajza e motrës nga qumështi
- halla nga qumështi
- tezja nga qumështi
- vajza nga qumështi (që ka pi qumësht nga gruaja juaj)
 2. NDALESAT E PËRKOHSHME

- bashkimi i dy motrave në një kurorë
- bashkimi i gruas me hallën e saj, i gruas me tezen e saj (në një kurorë)
- martesa me më shumë se katër gra (në një kurorë)
- martesa me paganen (idhujtaren)
- gruaja e martuar
- gruaja, derisa është në idet
- gruaja e lëshuar mbi tri herë.

E njëjta gjë vlen edhe për femrat sa u përket martesës me meshkuj, p.sh. femrës i ndalohet të martohet me babin, gjyshin, djalin e djalit e kështu me 
 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.