MЁNYRA E ABDESIT

 
Drejtuar grave tė hoxhallarėve aktivė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 04 mars 2008


 


  Fatime El-Bettah
 

“Pas çdo burri të madh qëndron një grua.”

Ndaj këtij proverbi dallojnë këndvështrimet e njerëzve prej përkrahësve dhe kundërshtuesve të tij. Mirëpo mendoj se të gjithë pajtohemi rreth rëndësisë që ka bashkëshortja në jetën e njerëzve dhe të gjithë besojmë se ajo ka një rol të rëndësishëm, që nëse e luan si duhet, do të lundrojë anija ashtu siç donë kapitenët e saj. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përmend në shumë raste rëndësinë e gruas saqë ua ka tërheq vëmendjen rinisë për anën obliguese të gjetjes së femrës me moral islam, e cila i frikohet Zotit në detyrat e saj ndaj burrit, shtëpisë dhe fëmijëve.

Mendoj se të gjithë do të pajtoheni me mua, se hoxha si thirrës në rrugën e Allahut është njeriu më i nevojshëm që të ketë një grua të dalluar që ec pas tij, qëndron në shtëpinë e tij dhe i ndihmon në përmbushjen e misionit të tij. Athua përse kështu? Për disa arsye, është përgjigja. Ndër arsyet më të rëndësishme:

1. Vet dallimi i hoxhës nga të tjerët. Ai dallon prej të tjerëve në shumë aspekte. Dinamika e kohës së tij nuk është sikur e të tjerëve. Preokupimet e tij dallojnë nga preokupimet e të tjerëve dhe në këtë mënyrë punët dhe angazhimet e tij dallojnë nga punët dhe angazhimet e të tjerëve.
Nëse një njeri i rëndomtë nuk ka preokupime zakonisht, përveç atyre personale si; ana sociale, shtëpia, fëmijët etj., thirrësi nuk mbetet vetëm me preokupimet e tij personale, por ato tejkalojnë nevojat e tij dhe ngrihen në shkallën e përmirësimit të gjendjes së ummetit në përgjithësi dhe largimin e njerëzve prej realitetit tronditës, në të cilin po jetojmë. Pra në kohën kur njerëzit e rëndomtë përpiqen tërë kohën rreth familjes dhe plotësimit të nevojave dhe dëshirave të tyre, thirrësi aq e ka agjendën dinamike saqë koha e tij e ndarë për familjen e tij është shumë e ngushtë.
Në këto suaza, nëse gruaja, e cila qëndron pas këtij burri hoxhë nuk dallon nga të tjerat me vizionin e saj rreth gjërave të ndryshme si dhe me preokupimet dhe ambiciet e saja, nuk ka dyshim se “anijes së hoxhës” do t’i vështirësohet rruga e lundrimit, e ndoshta edhe më keq, kjo mund të kuptohet si bllokadë e veprimit të saj.

Paramendojeni një hoxhë thirrës, që sa herë kthehet në shtëpi, pas mundit që ka bërë dhe angazhimit të tij, me të cilat synon kënaqësinë e Allahut, e gjen një grua që fillon ta shfaq mërzitjen e saj dhe monotoninë që e ka përjetuar kohë të gjatë duke ndenjur e vetmuar. Ose fillon t’ia numërojë burrit të saj listën e gjatë të kërkesave, që nuk mund t’i përballojë ato aspak.

Paramendojeni një grua, e cila e shikon gjatë burrin e saj thirrës dhe mahnitet me idetë e tij që i posedon dhe me ambicien e tij të lartë, që e bën të vrapoj vazhdimisht në përmirësimin e gjërave që kanë të bëjnë me popullatën e përgjithshme, e jo me problemet personale të gruas së tij? Sikur e shoh këtë grua duke u orvatur ta largojë burrin e saj nga vendosmëria e tij dhe dal-ngadalë të zvogëlojë elanin e tij të entuziazmit që ka për fe dhe ummet, dhe punon palodhshëm për futjen e pesimizmit në brendinë e tij duke i përmendur gjëra të shumta, të cilat është vështirë të ndryshohen. 

 2. Vështirësitë dhe rreziqet e shumta, me të cilat ballafaqohet thirrësi në rrugën e tij. Këto gjëra e bëjnë këtë hoxhë me nevojë të domosdoshme që ta ketë një grua, e cila i kupton nevojat e intervalit, që po e jeton burri i saj dhe po kalon nëpër të, andaj duhet të durojë dhe të nxis për durim. Duhet të bindet se burri i saj nuk është i vetmi, që po ec mbi këtë rrugë të mbushur me gjemba dhe përjetime të vuajtura. Historia është e mbushur me emra të burrave, gjakrat e të cilëve ishin çmimi i parimeve të tyre të larta, të cilat i përqafuan dhe luftuan për përhapjen e tyre. Ajo duhet të bindet gjithashtu se qederet, që e rrethojnë burrin e saj, nuk do të thotë se e ka humbur betejën. Mund të ndodh që fitorja të jetë e mbështjellë me petkun e humbjes. Sa herë njerëzit janë habitur me ideologji e parime të ndryshme, të cilat i tejkaluan kufijtë e normales, të inkorporuara nga bartësit e tyre për t’u jetësuar dhe për t’i trashëguar brezat më pas!
Ndërsa nëse në shtëpinë e bashkëshortit thirrës, nuk ekziston një grua e vetëdijshme, e cila beson në këtë që u tha, pa dyshim ajo shtëpi e ka humbur balancën familjare, gjë e cila do të ndikojë negativisht në sjelljet e anëtarëve të familjes, djem e vajza.

3. Nevoja e fëmijëve të thirrësit për një nënë besimtare, të dalluar, që i përballon angazhimet për përmirësimin dhe edukimin e tyre gjatë kohës së mundshme dhe shumë të shpeshtë të mungesës së babait të tyre.
Kur ta dimë se disa nga këta thirrës kolosë, janë begatuar me fëmijë që nuk i kanë parë, kjo gjë na e shton bindjen, se thirrësi ka nevojë për një grua, e cila ndryshon nga gratë e tjera. Po ashtu na shtohet bindja edhe më tepër, se kjo grua duhet të ketë edukatë të veçantë, që e përgatit të përballet me sfida të ndryshme dhe përgjegjësi të mëdha në jetën e saj, në mënyrë që të jetë një vijë frontale e brendshme, që me durimin dhe qëndresën e saj e motivon burrin e saj të jetë i qëndrueshëm dhe në kontinuitet të pozicionimit dhe angazhimit të tij. Sidomos koha nëpër të cilën po jetojmë, janë bërë të rrallë njerëzit e qëndrueshëm, kurse janë shtuar të pafuqishmit dhe mospërfillësit, LA HVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH.

Motra ime, shpresa jonë!
Dije se vuajtjet tuaja, durimi i juaj janë padyshim përfillje e urdhrit të Allahut të Lartësuar për durim dhe nxitje për të. Ndërsa për ata që durojnë në Rrugën e së Vërtetës, është meritore që të arrijnë prej Allahut shpërblimin më të përsosur.

Motra ime e dashur!
- Merre Hadixhën, Allahu qoftë i kënaqur me veprat e saj, si modelin më të mirë. Ishte mbështetësja kryesore dhe krahu më i fuqishëm i burrit të saj, të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në bartjen e misionit të tij, ku e ndihmoi, i besoi, “e mbuloi”(Lexo, ajetet e para të surës el-Muzzemmil.) dhe e inkurajoi të Dërguarin me rastin e ardhjes së shpalljes për herë të parë. I Dërguari ishte i shqetësuar me fjalët “Lexo”, kur ai ishte analfabet, dhe kur u kthye në shtëpi, Hadixheja i tha fjalën e saj të mirënjohur: “Pasha Allahun kurrë nuk do të të poshtërojë Allahu. Ti i mban lidhjet me të afërmit, je i sinqertë në fjalë, i ndihmon të vobektit, fiton pasuri dhe për dallim prej të tjerëve e shpërndanë nëpër nevojtarë... (  Transmetojnë nga Aisha, Buhariu dhe Muslimi.)

- Lëshoji “shigjetat e natës” pas mesnate dhe lute Allahun për burrin tënd dhe për të gjithë ata që thërrasin në të Vërtetën, që t’i forcojë Allahu dhe t’ju ndihmojë. “Shigjetat e natës nuk ecin por janë të lidhura me kohën, kurse koha harxhohet” - tha imam Shafiiu. 

 - Angazhohu me fëmijët e tu duke i edukuar dhe duke i arsimuar me dije të dobishme dhe vepër të frytshme, që e nxit frikën ndaj Allahut. Mbjelle bindjen në brenditë e tyre se parimet sa më të shëndosha të jenë, aq më i shtrenjtë është çmimi i përhapjes së tyre.

- Ngrehe kokën lartë dhe krenohu me faktin se burri yt është prej bartësve të së Vërtetës dhe ji e sigurt se flamuri i së Vërtetës nuk do të bie, edhe nëse bartësi i tij rrëzohet.
 
Në fund:


          Motër e dashur, mund të sprovoheni me padrejtësi e mundim,
         
Por sprova fetarisë i shton forcën.
          
Një nënë ka djalë “Ammarin” e tjetra vet është Ammara (Sumeja nëna e Ammarit të Jasirit, ishte shehideja e parë në Islam).  
              
Ke besë në Zotin dhe qëndro përballë armiqve. 
         
Besimtaret në kohët më herët bënë durim,
         
Përballë politeistëve në mënyrat më burrërore.

 
                                                                        
Nga arabishtja:
                                                                        
Muhamed DËRMAKU    

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.