Recetė pėr shėrimin e anemisė nė mėnyrė natyrale |
|
|
|
Shkruar nga Jehona Kamberi-Telqiu
|
e enjte. 21 shkurt 2008 |
1)- 100 gr. rrush të thatë, - 100 gr. kajsi të thata, - 100 gr. fiq të thatë. Të gjitha i bluan në makinë të mishit (i kalon nga 3 herë në makinë të mishit) pastaj i përzien me 100 gr. mjaltë. Çdo mëngjes e han nga 1 lugë të mesme. 2) 12 hurma i han në mëngjes, kur je esëll, për 9 ditë me radhë. 3) 1 tegull mjaltë me 1 kg. fistel i përzien. E han nga një lugë çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje. 4) Për shërimin e anemisë duhet të hahen 15-25 mandarina brenda 20 ditëve, duke ngrënë për çdo ditë me radhë.
5) 7 molla i pastron dhe i terë me leckë të pastër. Pastaj i merr edhe 14 gozhda të reja, i pastron dhe i futë në çdo mollë nga 2 gozhda. I len të qëndrojnë kështu 1 javë. Pas 1 jave ua heq gozhdat dhe e han çdo ditë nga 1 mollë, 1 javë rresht.
6) Sallatë me pemë kundër anemisë 50 gr. dredhëza, 50 gr. qershia, 50 gr. banane, 50 gr. boronica. Të gjitha i qet në pjatë, ia qet pak mjaltë dhe këtë e han për 12 ditë me radhë. 7) Sallatë me shalqi I merr 200 gr. shalqi dhe i bën me mjaltë. I qet në një pjatë dhe i ndan në katrorë të vegjël. I han çdo ditë me radhë, prej 15 -20 ditë.
8) Një filter çaj prej hithit të thatë e qet në filxhan dhe i qet ujë të valë. Pas 5 minutave mund ta pish. Vazhdon kështu me radhë për 1 muaj.
|