MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam filluar tė falem por burri nuk mė kupton...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 17 shkurt 2008

Pyetje:
I përshëndes të gjithë myslimanët dhe inshallah Allahu ju ruan e s
ju 
sprovon si mua!

Jam një motër myslimane. Jetoj jashtë Kosovës. Qe një vit e gjysmë jam 
udhëzuar, elhamdulilah, kam filluar të falem dhe t
i kryej urdhrat e
Allahut. Shkaku i udhëzimit tim ishte lindja e vajzës sime pasi u gëzova
shumë se i dua shumë vajzat. Duke falënderuar Allahun që m
a dha këtë
dhuratë dhe duke e dëgjuar Radio pendimin, në të cilën kam dëgjuar
shumë ligjërata, thashë pse s
filloj të falem?

Fillova të falem por burri im kur e mori vesh s
donte të më dëgjonte fare 
kur i thoja se Allahu na ka urdhëruar të falemi e t
i kryejmë urdhrat e Tij e
ai më thoshte hesht ti se di unë më mirë. Kështu shkoi një vit duke mos
më kuptuar burri im. Unë nuk munda të duroj më se nuk më lejonte
t
i  kryeja urdhrat e Allahut ashtu siç na ka urdhëruar Ai. I tregova
familjes së tij e po ashtu edhe familjes sime por edhe ata ishin në anën
e tij dhe s’më përkrahi askush. Tani është bërë një vit e gjysmë që unë
jetoj shumë keq dhe
 spo di se çfarë të bëj, të ndahem nga ky burrë nuk
mundem sepse s
mundem ta lë vajzën e në anën tjetër ky smë kupton 
fare. Më ka ardhur momenti për të zgjedhur burrin ose urdhrat e Allahut 
e s’po di se çfarë të bëj. Ju lutem të më shkruani disa fjalë, ndoshta do të
veproj ashtu edhe do të bëhet mirë. Inshallah askujt nuk i ndodh kjo që 
më ka ndodhë mua! Eselamu alejkum nga motra juaj!




Përgjigje:
Alejkum selam!

Motër e nderuar!

Kjo botë për ne njerëzit është botë sprovash e jo botë dëfrimi. Për tu kënaqur e kemi Xhenetin në Ahiret, ku jeta është e pafund, nuk vdesim, nuk mplakemi, nuk sëmuremi, nuk jemi ekspozim i të këqijave, por vetëm të mirat e Allahut do të na rrethojnë. Lus Allahun që ju dhe të gjithë muslimanët t’i shijojmë të mirat e Allahut!

S’do mend se për ta merituar xhenetin, lypset punë, angazhim, sakrificë, durim dhe shumë e shumë virtyte të larta. Vendi atje është i shtrenjtë andaj edhe puna duhet të jetë e shtrenjtë. Por, duhet ta dimë se të gjitha këto cilësi duhet t’i kemi derisa jemi në këtë botë. Pra, zhvillimi i jetës tonë në këtë botë e përcaktuaka statusin tonë në Ahiret!

Nuk ka dyshim se kur ndeshen urdhrat dhe interesat në mes të urdhrave të Allahut dhe atyre të njerëzve, kushdo qofshin ata, kanë prioritet urdhrat e Allahut dhe këtë nuk mund e as nuk duhet ta kontestojë askush.

Fakti se ju keni filluar ta falni namazin, është gëzues për ju dhe për ne si muslimanë. Tërë atë që mund ta themi është se vetëm jeni vonuar e assesi nuk keni filluar herët. Duke u penduar te Allahu për kohën që ju ka kaluar pa u falur, duhet të vazhdoni me namaz dhe me përfilljen e urdhrave të Islamit. 

Rastet si ky i juaji, që burrat, prindërit, të afërmit, në vend se të gëzohen për namazin e anëtarit përkatës të familjes, ata paraqesin kundërshtitë dhe reagimet e tyre sikur të kishit bërë ndonjë mëkat, janë shtuar shumë në shoqërinë tonë, për fat të keq.

A thua vallë, çfarë ju pengon atyre namazi i familjarit të tyre?!

Në rastin tuaj, burri duhet vetëm të gëzohet, sepse namazi të largon prej të këqijave. Allahu thotë: Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.” (Ankebut, 45)

Burrin e tronditë vetëm dyshimi në moralin e bashkëshortes së tij. Ai mundohet të gjejë ndonjë masë preventive për parandalimin e imoralitetit të bashkëshortës së tij e të shpenzojë sa e sa mjete, vetëm e vetëm të gjejë ilaç. Ja ky është namazi që e kryen edhe këtë shërbim, pa investuar mjete e as pa humbur kohë të madhe gjatë ditës!

Motër e nderuar!

Me mosfalje të namazit ishit në lidhje të ngushtë me shejtanin e mallkuar edhe pse një gjë të tillë nuk keni mundur ta hetoni ndoshta. Shejtani tani ka humbur një ushtar të tij, që nuk i përfillë urdhrat e Allahut, andaj përpjekjet e tij për t’ju kthyer në gjendjen e mëparshme janë të paparashikuara.

Në anën tjetër, Allahu do ta sheh gatishmërinë tuaj në përballje të pengesave në rrugën e udhëzimit. Andaj, qëndroni dhe tejkalojeni situatën tuaj me durim dhe stoicizëm!

Ju nuk keni nevojë të nxitoni për ndarje nga burri. Me lutje të vazhdueshme drejtuar Allahut, për ta udhëzuar edhe burrin tuaj, ashtu siç të ka udhëzuar ty, me këshillimin e vazhdueshëm, pastaj me sjelljet tuaja ndaj tij maksimalisht të mira, duke i dhënë argumente të mjaftueshme se ju nuk po e dëshironi ndarjen nga ai, por po dëshironi mirëqenie me Allahun dhe me të, besoj se do ta kaloni këtë sfidë në mënyrën më të mirë.

Assesi mos lejoni t’ju cytë shejtani se si keni filluar me namaz janë çelë dyert e problemeve. Por përkundrazi, Allahu do që t’ua pastrojë terrenin e jetës suaj. Allahu në librin e Tij thotë: Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t’ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.” (Nahël, 96)

Duroni ende dhe bëni dua për burrin tuaj. Jeta në të cilën jeni tani me namaz, është shumë më e çmueshme se sa jeta më herët pa namaz e pa probleme. Problemet, sprovat, sfidat në rrugën e Allahut janë shumë të mirëseardhura, për shkak se ngrehin shpërblimin. Allahu thotë: “All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!” (Bekare, 286)

Allahu e di më së miri!
 


                                                                         Muhamed Dërmaku



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.