MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė mėkat tė shkrish plumb...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 17 shkurt 2008
Pyetje:
Selamun alejkum! A mund ta di se a është mëkat të shkrish plumb ose të shkosh te hoxha.
Kohëve të fundit jam e hutuar shumë, nuk po mundem të bëj asgjë, as 
të mësoj e as të punoj. Kur dëshiroj të mësoj më kap nervoza dhe 
s'mundem të vazhdoj. Kërkoj punë dhe nuk pranohem askund pasi
në vendet ku më thërrasin të punoj menjëherë ftohem dhe nuk shkoj. 
Ju lutem tëmë përgjigjeni, sepse ka muaj që jam në këtë gjendje dhe
asgjë mirë s
më shkon por vetëm qaj. 


Përgjigje:
Ve alejkum selam!
Po, është prej mëkateve më të mëdha të shkrihet plumb, për çfarëdo arsye.
Për pengesat, me të cilat ballafaqoheni, në bazë të pyetjes suaj, mund të shkoni te ndonjë hoxhë i mirëfilltë, i cili bën kurimin e këtyre sëmundjeve me Kur’an dhe Sunnet, e jo te të ashtuquajturit hoxhallarë të cilët merren me hajmali, etj. Kërkimi i shërimit te kjo kategori e hoxhallarëve është mëkat sikurse vet shkrirja e plumbit, ndërsa te ata që lexojnë Kur’an dhe dua nga mësimet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është e lejuar.
Sa i përket punësimit duhet të keni kujdes se në ç’vend doni të punësoheni!
Allahu e di më së miri!


                                                                               Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.