A ėshtė e domosdoshme t'i mbash pantollat pėrmbi zogun e kėmbės? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 15 shkurt 2008 |
Pyetje: Selamun alejkum! Kam një pyetje për mbajtjen e pantallonave përmbi zogun e këmbës. A është e domosdoshme t’i mbash apo jo? Allahu ju shpërbleftë për mundin! E pres përgjigjen shpejt! Selamun alejkum!
Përgjigje: Po, duhet mbajtur pantallonat mbi zogun e këmbës. Kjo vlen vetëm për meshkujt. Për këtë detyrë ka argumente të shumta nga fjalët e të Dërguarit lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. Ndër to: “Gjithçka që kalon zogjtë e këmbës, do të jetë në zjarr.”Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|