MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė e vėrtetė se i Dėrguari e ka martuar gruan e djalit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 15 shkurt 2008
Pyetje:
Ju lutem, më tregoni se a është e vërtetë se i Derguari e ka
martuar gruan e djalit?
Ju përshëndes! Gjithë të mirat! Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje:
Jo, nuk është e vërtetë një gjë e tillë.
 
Së pari, duhet ta dini se i Dërguari i Allahut, nuk ka pasur të martuar asnjë djalë të tij, nga tre djemtë sa i kishte. Të gjithë i kishin vdekur të vegjël.

Së dyti, ishte traditë në mesin e arabëve të adoptonin fëmijë dhe t’i trajtonin sikur të ishin fëmijë të tyre, sikur ngjan sot në shoqërinë tonë për fat të keq. Islami e rrënoi këtë traditë të keqe dhe ndaloi adoptimin e fëmijëve. Pra, është haram një gjë e tillë. Në kuadër të kësaj, te arabët ishte e ndaluar të martohet njeriu me gruan e fëmijës së tij të adoptuar në rast të vdekjes së tij, apo në rast se ai e ka shkurorëzuar më parë. Pra e trajtonin këtë martesë sikur të ishte ish-nusja e djalit të vërtetë, e cila edhe me parimet e Islamit nuk lejohet të martohet nga babai i vërtetë i djalit. Allahu thotë: “... dhe janë të ndaluara gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar)...” (en-Nisaë, 23) I dërguari, Muhamedi, alejhis-selam, kishte Zejdin një rob të dhuruar nga gruaja e tij Hatixheja. Zejdin ndonëse e kishte liruar Muhamedi, alejhis-selam, të tjerët mendonin se është i adoptuar i Muhamedit. Për ta thyer këtë botëkuptim të gabuar nga të dy anët, pasi Zejdi e kishte shkurorëzuar gruan e tij Zejneben, Allahu i Madhëruar e kishte urdhëruar Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ta martojë Zejneben dhe ta qartësojë një herë e përgjithmonë se fëmija i adoptuar nuk është fëmijë me të cilin kanë të bëjnë dispozitat prind-fëmijë dhe anasjelltas. Për ta realizuar këtë martesë, i dërguari i Allahut gjente ngushtim në vetvete dhe mundohej ta bindë Zejdin, që ta mbajë nusen e tij, por Allahu ndërhyn me ajetin e poshtëshënuar dhe e vendos një gjë të tillë. Ai tha:
(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë, që të martohen me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E urdhri i All-llahut duhet të përmbushet gjithsesi.” (el-Ahzabë, 37) 


                                                     Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.