MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė e ndaluar tė tė zė lindja e diellit duke bėrė dhikrin? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e premte. 15 shkurt 2008
Pyetje:
Po më intereson ta di se a është e ndaluar të të zë lindja e diellit
duke bërë dhikrin? (e kam një libër të vogël "Mburoja e Muslimanit"
në të cilin ka lutje të mira për mëngjes dhe mbrëmje) sepse e di që
nuk është mirë të të zë lindja e diellit duke u falur?
Selamun alejkum!
Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:
Përkundrazi, ashtu duhet vepruar. Lindja e diellit e ndalon namazin për një periudhë të shkurtër prej gjysmë ore. Sa i përket dhikrit dhe duave të ndryshme gjatë asaj kohe, e sidomos lutjeve të mëngjesit që i keni në "Mburoja e Muslimanit", pikërisht atëherë e kanë kohën. Nëse muslimani e falë sabahun dhe bën dhikër derisa të lind dielli dhe kalon një gjysmë ore, pastaj i falë dy rekate nafile, ka dhënë sadaka (lëmoshë) për çdo nyje të trupit të tij për atë ditë.
Po ashtu edhe pas namazit të ikindisë si dhe duke perënduar dielli nuk bën të falim namaz nafile, por pikërisht atëherë është koha e dhikrit të mbrëmjes.
Allahu e di më së miri!


                                                      Muhamed Dërmaku


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.