MЁNYRA E ABDESIT

 
Pyetje rredh emulgatorėve? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e premte. 15 shkurt 2008
Pyetje:
Desha ta parashtroj një pyetje rredh emulgatorëve, ose thënë më
thjesht rreth shifrave ose numrave që gjenden nëpër artikuj 
ushqimorë. Unë jetoj në Zvicër dhe këtu gati çdo artikull ushqimor
ka numra të tillë dhe kështu që nuk dihet a janë këta numra të 
saktë. Desha ta di se a është haram me i ngrënë këta artikuj 
ushqimorë se këta artikuj janë të përzier me një pjesë nga derri
po nuk dihet saktë.  Te ne në Maqedoni kemi ngrënë shumë,  p.sh.:
krembanane, smoka dhe shumë të tjera. Nëse është haram ju 
lutem ta argumentoni me Kur’an dhe Hadith. Edhe nëse është e
lejuar e argumentoni në mënyrë që këta numra t’i kopjojmë dhe
t’i shpërndajmë nëpër xhamitë e Zvicrës se shumë njerëz nuk e
dinë të vërtetën.
Është mëkat nëse e blen dhe e gjuan duke u ruajtë nga Harami. Inshallah Zoti është i kënaqur me përgjigjjen tuaj! 



Përgjigje:
Të nderuar vëllezër dhe motra në diasporë dhe brenda!Çështja e të ushqyerit me ushqim hallall është obligim i vendosur nga ana e Sheriatit Islam. Allahu thotë: “Ai u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të dëmshmet.”

Shumica e ushqimeve që ekzistojnë janë hallall. Një përqindje tepër simbolike e ushqimeve janë të ndaluara dhe arsyeja është shumë e qartë, pasi vetëm ato që janë të dëmshme për organizmin prej ushqimeve dhe pijeve i ndalon Sheriati.

Çdo ushqim që nuk e prodhojmë vet dhe nuk ia dimë përmbajtjen, obligohemi ta shikojmë atë, sidomos ato ushqime, që janë të fabrikuara dhe të paketuara. Nëse në përmbajtjen e tyre nuk shkruan se është përdorur diç nga mishi, yndyra apo pjesë të tjera të derrit, cofëtinës, gjakut, etj. ose ndonjë bimë helmuese, lejohet konsumimi i atij ushqimi. Mbetet dilema se aty ekzistojnë të shkruar disa emulgatorë me shifra të ndryshme dhe ne nuk e dimë se çka konsistojnë ata numra. Padyshim se emulgatorët janë shifra të zhargonit të prodhuesve të artikujve ushqimorë. Disa prej tyre janë të përfituar prej bimëve e disa të tjerë prej shtazëve. Sa i përket atyre të bimëve janë të lejuar që të gjithë pasi që nuk guxojnë të përdoren nga prodhuesit ato bimë që mund të kenë pasoja negative në organizmin e konsumuesit. Mbeten emulgatorët nga shtazët. Shumica prej tyre janë të lejuar pasi nxirren nga shtazët e lejuara për t’u ushqyer nga to, si dhe nuk janë nga gjërat e dëmshme të atyre shtazëve, edhe pse janë të lejuara, si p.sh.: fekalet, etj. Nëse nga prodhuesi apo ndonjë ekspert i lëmit të ushqimit merret vesh se një emulgator i caktuar është prej produkteve të derrit, nuk lejohet përdorimi i atyre prodhimeve ku është i shënuar ai emulgator. Kjo sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ka disa prej tyre që mendojnë se nëse është sasi e paktë dhe vërtetohet se mund të avullohet gjatë përgatitjes, lejohet përdorimi i atij artikulli, por vështirë se tretet yndyra e derrit, andaj nuk mendoj se ky mendim është i saktë. Për aq sa kam informatë, emulgatorët E-471 dhe E-472 përmbajnë yndyrë derri, andaj artikujt ku gjenden të shënuar këta dy emulgatorë apo ndonjëri prej tyre, nuk lejohet përdorimi i tyre.Nuk keni obligim të shpërndani pamflete për këto gjëra pa u siguruar. Rregullat tashmë i keni parasysh, dhe ju mund t’i pyesni ekspertët apo prodhuesit, e sidomos në perëndim kjo gjë është më e lehtë, dhe nëse u përgjigjen se emulgatori i caktuar ka përmbajtje derri, duhet të largoheni nga ata artikuj ku përdoret ai emulgator.Allahu e di më së miri!


                                                              Muhamed Dërmauku



 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.